SHOQATA
E TRAJNERËVE TË HENDBOLLIT TË KOSOVËS
KËSHILLI DREJTUES
V E N D I M
MBI KATEGORIZIMIN E TRAJNERËVE
TË HENDBOLLIT
SHTHK – FHK
NË PËRPUTHJE ME ”RINCK”
KONVENTËN
Prishtinë, 2018
1. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
NENI 1
Kjo rregullore përcakton
kategoritë e trajnerëve dhe kushtet për marrjen e kategorisë, për anëtarët e Shoqatës së Trajnerëve të Federatës
së Hendbollit e Kosovës
2. LLOJET E KATEGORIVE
NENI 2
Në përputhje me RINCK
Konventën egzistojnë llojet e kategorive si në vijim:
1.
Kategoria I
2.
Kategoria II
3.
Kategoria III
4.
EHF Master Coach
KATEGORIA I
NENI 3
Kjo kategori përfshin :
·
Trajnerët me më së paku 60 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si trajner
të paktën 2 vjet
·
Trajnerët të cilët kanë diplomën e Fakultetit të Kulturës Fizike, që nuk
e kanë drejtimin e hendbollit
·
Trajnerët të cilët kanë diplomën e Shkollës së Lartë të Trajnerëve, që
nuk e kanë drejtimin e hendbollit
KATEGORIA II
NENI 4
Kjo kategori përfshin :
·
Trajnerët me më së paku 240 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si
trener të paktën 2 vjet
·
Trajnerët të cilët kanë diplomën e Fakultetit të Kulturës Fizike - drejtimi
i hendbollit
·
Trajnerët të cilët kanë diplomën e Shkollës së Lartë të Trajnerëve - drejtimi
i hendbollit
KATEGORIA III
NENI 5
Kjo kategori përfshin :
·
Trajnerët me më së paku 440 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si
trener të paktën 2 vjet
·
Trajnerët të cilët kanë diplomën e Fakultetit të Kulturës Fizike - drejtimi
i hendbollit (8 semestra) dhe përvojë
aktive si trener të paktën 2 vjet
·
Doktor i shkencave sportive – drejtimi i hendbollit
·
Magjistër – Master i shkencave sportive – drejtimi hendboll (10
semestra)
·
Profesorët e Kulturës Fizike – drejtimi i hendbollit (8 semestra)
KATEGORIA - EHF MASTER COACH
NENI 6
Kjo kategori përfshin :
·
Trajnerët me më së paku 440 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si
trener të paktën 2 vjet në
Kategorinë III, përfundimi i
kurseve-moduleve të detyrueshme dhe dhënia e provimit në përputhje me kërkesat
dhe rregullat e EHF-së për të fituar thirrjën EHF Master COACH
Kompetencat e Trajnerëve në
përputhje me nivelin e edukimit dhe punës praktike
KATEGORIA
|
EKIPET
|
III
|
- Të gjitha ekipet kombëtare
- Superliga e FHK-së
- Të gjitha të kategorive I dhe II
|
II
|
- Liga e parë e FHK-së
- Juniorët / et
- Kadetët / et
- Të gjitha të kategorive I
|
I
|
- Pionieret / et
- Mini hendbolli
|
Përvoja Aktive si trener minimum dy (2)
vite në mes të secilës
kategori
3.
LICENCIMI
NENI 7
Të gjithë trajnerët të cilët dëshirojnë të
licencohen janë të OBLIGUAR që të
jenë pjesëmarrës në seminarin që e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit
të Kosovës çdo vit para fillim të edicionit të garave.
Nëse nuk
keni marrë pjesë në seminarin e detyrueshme
për trajnerë, ju mund ta keni të drejtën për licencën e trajnerit me kompensimin të përcaktuar në vlerë prej 100 € të paguhet në xhirollogari të
SHTHK-së.
4. ANËTARËSIMI
NENI 8
Çdo bartës i licencës së trajnerit është i obliguar ti
paguaj Shoqatës Trajnerëve të FHK-ës kuotën e caktuar për marrjen e
licencës të trajnerit për çdo vit garues varësisht nga niveli i garave
(këtë duhet ta bëjë klubi i cili e angazhon trajnerin).
Këshilli Drejtues i Shoqatës së Trajnerëve të FHK-ës e
përcakton lartësinë e kuotës që duhet paguar për
licencë dhe gjithashtu për anëtarësinë, e cila paguhet
në xhirollogari SHTHK-së të FHK-së. Kuota e pagesave për anëtarësi dhe
licencim shprehet me pikë- vlera e pikave e shprehur në para “ Euro”.
Kuota në vartësi nga niveli i garave, shprehet
në pikë:
Nr.
|
Kategoria
|
Anëtarësia
|
Licenca
|
1
|
Superliga e meshkujve
|
20 €
|
30 €
|
2
|
Superliga e femrave
|
20 €
|
20 €
|
3
|
Liga e parë meshkujt dhe femrat
|
20 €
|
10 €
|
4
|
Liga e dytë
|
20 €
|
10 €
|
5
|
Liga e juniorëve, kadetëve, pionierëve
|
20 €
|
10 €
|
5.
TRAJNERËT – SHTETAS TË
HUAJ NË KOSOVË
NENI 9
Trajnerët – Shtetasit të huaj në Kosovë, të drejtën
për anëtarësim dhe licencë, mund ta realizojnë në qoftë se
Këshillit Drejtues të Shoqatës së Trajnerëve të FHK-ës i paraqesin :
·
Kërkesën
për lëshimin e licencës
·
Certifikatën
mbi shkallën e shkollimit profesional dhe
·
Jetëshkrimin
sportiv.
Në bazë të kritereve Shoqata e Trajnerëve të FHK-ës do të
:
·
Anëtarësojë
dhe lëshojë licencën për një vit garues ose
·
Pagesën
në shumë prej 200 euro.
Në rast të lëshimit të licencës trajneri shtetas i huaj
merr përsipër të gjitha të drejtat dhe obligimet të cilat
janë të parapara më këtë Rregullore të Shoqatës së Trajnerëve të Federatës
Hendbollit të Kosovës
Leonard Cula
Kryetar i SHTHK-së