• Shqip
  • English
  • German
  • French
Më 6 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FHK-së
Më 6 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FHK-së
Të hënën është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Nën drejtimin e presidentit, Eugen Saraçini, Bordi i FHK-së ka marrë vendime të rëndësishme. 
Është vendosur që Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahet më 6 shkurt të vitit të ardhshëm. 
Në mbledhjen e 25-të të Bordit, është miratuar edhe Raporti i Komesarit për stinorin vjeshtor të edicionit 2020/2021. 
Paraprakisht Bordi i FHK-së informon dhe obligon klubet që të mbajnë kuvendet e tyre deri më 20 janar. Kuvendet duhet të monitorohen nga përfaqësuesit e FHK-së dhe të komunave.
Në mbledhjen e Bordit u diskutua për shumë tema që kanë të bëjnë me avancimin e hendbollit, raportin financiar, ndihmën e MKRS për COvid19, është diskutuar edhe për ndeshjen e fundit të Kupës Evropiane, të zhvilluar të shtunën në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës në mes të Boracit dhe kampiones sonë, Besa Famgas. Bordi është informuar për provokimet që i janë bërë skuadrës kosovare para dhe pas ndeshjes. Janë dënuar sjelljet josportive, ndërsa është konkluduar se organizimi i ndeshjes në Pejë ndaj Boracit të Banjallukës, ishte shembullor dhe pasqyrë e mirë për korrektësinë e klubeve tona.
Mbledhja e Bordit filloi me një minutë heshtje për vdekjen e punëtorit sportiv, Shaban Demiri dhe gazetarit sportiv, Avni Shabani.
Bordi po ashtu falënderon trajnerin spanjoll, Javier Cabanas që ka drejtuar Kombëtaren tonë në ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë.
List of videos
Edicioni 2020/2021
Kastrioti 34 : 30 Zhegra
16.12.2020 | 18:30
P1 Kastrioti 15 : 16 Zhegra
Prishtina 38 : 24 Vushtrria
22.12.2020 | 17:30
P1 Prishtina 16 : 10 Vushtrria
Prizreni 12 : 49 Besa Famgas
22.12.2020 | 16:30
P1 Prizreni 7 : 24 Besa Famgas
Llapi 28 : 32 Trepça
16.12.2020 | 17:00
P1 Llapi 10 : 17 Trepça
Drenica 32 : 28 Vëllaznimi
15.12.2020 | 18:30
P1 Drenica 18 : 14 Vëllaznimi
Edicioni 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 14 14 0 0 565 : 240 325 28
2 Prishtina 14 11 1 2 577 : 375 202 23
3 Trepça 14 8 1 5 377 : 371 6 17
4 Kastrioti 14 8 1 5 429 : 404 25 16
5 Drenica 14 6 2 6 425 : 474 -49 14
6 Zhegra 14 6 1 7 459 : 483 -24 13
7 Vëllaznimi 14 5 1 8 381 : 473 -92 11
8 Vushtrria 14 5 0 9 390 : 459 -69 10
9 Llapi 14 2 0 12 371 : 484 -113 4
10 Prizreni 14 1 1 12 344 : 555 -211 3
Ediconi 2020/2021
KEK-u 16 : 25 Shqiponja
13.12.2020 | 13:30
P1 KEK-u 8 : 14 Shqiponja
Jusuf Gërvalla 24 : 26 Kastrioti
12.12.2020 | 13:00
P1 Jusuf Gërvalla 10 : 12 Kastrioti
Prishtina 16 : 23 Vushtrria
13.12.2020 | 15:00
P1 Prishtina 8 : 9 Vushtrria
Vëllaznimi 28 : 35 Samadrexha
12.12.2020 | 16:30
P1 Vëllaznimi 14 : 20 Samadrexha
Vjosa 22 : 19 Drita
13.12.2020 | 16:00
P1 Vjosa 10 : 5 Drita
Istogu 36 : 21 Ferizaj
13.12.2020 | 17:00
P1 Istogu 15 : 5 Ferizaj
Ediconi 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 11 11 0 0 448 : 196 252 22
2 Vushtrria 11 10 0 1 428 : 216 212 20
3 Prishtina 11 9 0 2 363 : 253 110 18
4 Kastrioti 11 8 0 3 336 : 290 46 16
5 Ferizaj 11 7 0 4 315 : 310 5 14
6 Shqiponja 11 6 0 5 313 : 337 -24 12
7 Jusuf Gërvalla 11 4 0 7 270 : 297 -27 8
8 Samadrexha 11 4 0 7 291 : 343 -52 8
9 Vëllaznimi 11 3 0 8 263 : 335 -72 6
10 Drita 11 2 0 9 217 : 338 -121 4
11 Vjosa 11 2 0 9 200 : 323 -123 4
12 KEK-u 11 0 0 11 184 : 390 -206 0

Facebook