Fitorja e parë e Kombëtares sonë në
kualifikimet e Botërorit. Pas barazimit me Italinë, kemi fituar bindshëm
ndaj Gjeorgjisë, të dielen në Benevento të Italisë. Djemtë tanë kanë
luajtur me zemër dhe kanë arritur te fitorja shumë e dëshiruar.
Gjatë qëndrimit në Itali, shumë lojtarë tanë janë prekur nga një grip.
Për këtë arsye në dy ndeshjet e fundit na mungoi kapiteni Valon Dedaj.
Por të dielen djemtë tanë ishin të vendosur për fitore dhe kanë dhënë
maksimumin për ngjyrat e fanellës. Ndonëse ndeshja nisi keq për Kosovën,
lojtarët e strategut Taip Ramadani nuk janë dorëzuar dhe shpejtë janë
kthyer në lojë. Në mes të pjesës së parë kaluam në epërsi, që është
rritur shumë në të dytën. Mbrojtja ishte e pakalueshme, ndërsa edhe në
sulm ishim shumë efikas. "Muri" ynë mbrojtës i përbërë nga Bujar
Ramosaj, Kastriot Jupa e Luigj Quni ishte i pakalueshëm për gjeorgjianët
që një natë më parë e mposhtën Italinë. Kanë kontribuar shumē edhe
lojtarët tjerë, ndërsa debutim të shkëlqyeshëm në ndeshje zyrtare kishte
portieri Liridon Zena, që u dallua me shumë pritje. Në sulm Jupa, Egzon
Gjuka, Deniz Terziqi kanë shfaqur formë të lartë por edhe Endrit
Abdullahi, Drilon Tahirukaj, Drenit Tahirukaj, Oltion Beshiri, Albin
Xhafolli, Lindrit Fetahu, Leonard Gegaj dhe gjithë të tjerët. Kështu
Kosova e ka mbyllur me fitore turneun kualifikues në Itali dhe ka bërë
hapin para të synuar.
KOSOVA - Gjeorgjia 30:21 (18:13)
KOSOVA: Jupa 8, Fetahu, Gërbeshi, Ahmeti, Dre. Tahirukaj 2, Terziqi 6,
Beshiri 1, Abdullahi 4, Prekazi, Xhafolli 1, Quni, Dri. Tahirukaj 2,
Ramosaj, Gegaj 1, Gjuka 5, Zena