Kombëtarja U21 humbi edhe ballafaqimin e dyte në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror qe mbahet këtë vit, nga kundërshtari me renome siç është Sllovenia.
Lirisht mund te thuhet qe djelmoshat edhe përkundër humbjes ishin kundërshtar i barabartë me sllovenët deri ne 10 minutat e fundit, kur edhe u krijua epërsia prej 9 golave.
Mirëpo, raportet ne fushë ishin tjera, sepse vërtet skuadra kosovare tregoi lojë të mirë, dhe sllovenët nuk e kishin lehtë te fitojnë përballje. Kosova kishte hendikep edhe përjashtimet me nga 2 minuta (luajtën 16 minuta pa një lojtarë) çka ishte edhe përcaktuese ne disa momente kur "thehej" rezultati.
Sidoqoftë me lojën e treguar meritojnë lëvdata, me vërejtjet e theksuara.