• Shqip
  • English
  • German
  • French
Të enjten fillon kampionati evropian i hendbollit
Të enjten fillon kampionati evropian i hendbollit
Në Austri, Norvegji e Suedi, të enjten (nesër) fillon kampionati evropian i hendbollit, që përfundon më 26 janar. Në këtë kampionat marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Është ky edicioni i 14-të i kampionatit evropian, kurse për herë të parë organizohet në tri vende të ndryshme. Po ashtu për herë të parë marrin pjesë 24 ekipe kombëtare.
Në Evropian debutojnë Bosnjë-Hercegovina, që në përbërje e ka lojtarin e Besa Famgas, Nikola Prce, pastaj Letonia dhe Holanda.
Të enjten luhen ndeshjet e para në grupin A dhe në grupin C. Në kuadër të grupit A, në Graz të Austrisë takohen Bjellorusia e Serbia (18:15) si dhe Kroacia e Mali i Zi (20:30). Ndërsa në kuadër të grupit C, në Trondheim të Norvegjisë janë ndeshjet: Gjermania – Holanda (18:15) dhe Spanja – Letonia (20:30).
Në kualifikimet për këtë Evropian, Kosova ka arritur rezultatet më të mira në histori. Ka fituar ndaj Izraelit dhe ka barazuar me Poloninë, që merr pjesë në Evropian. Prej grupit të Kosovës në Evropian paraqitet edhe Gjermania. Edhe ndaj Gjermanisë, Kombëtarja jonë ka luajtur mirë.
Evropiani fillon të enjten, por prej të premtes deri të dielen vëmendja e hendbolldashësve kosovarë do të jetë në Benevento të Italisë ku kombëtarja jonë luan ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin e vitit tjetër.

Grupi A
1. Kroacia
2. Bjellorusia
3. Mali i Zi
4. Serbia
Ndeshjet e para:
Bjellorusia – Serbia (9 janar, 18:15)
Kroacia – Mali i Zi (9 janar, 20:30)

Grupi B
1. Çekia
2. MaqedoniaVeriore
3. Austria
4. Ukraina
Ndeshjet e para:
Çekia – Austria (10 janar, 18:15)
Maqedonia Veriore – Ukraina (10 janar, 20:30)

Grupi C
1. Spanja
2. Gjermania
3. Letonia
4. Holanda
Ndeshjet e para:
Gjermania – Holanda (9 janar, 18:15)
Spanja – Letonia (9 janar, 20:30)

Grupi D
1. Franca
2. Norvegjia
3. Portugalia
4. Bosnjë-Hercegovina
Ndeshjet e para:
Franca – Portugalia (10 janar, 18:15)
Norvegjia – Bosnjë-Hercegovina (10 janar, 20:30)

Grupi E
1. Danimarka
2. Hungaria
3. Islanda
4. Rusia
Ndeshjet e para:
Hungaria – Rusia (11 janar, 16:00)
Danimarka – Islanda (11 janar, 18:15)

Grupi F
1. Suedia
2. Sllovenia
3. Zvicra
4. Polonia
Ndeshjet e para:
Sllovenia – Polonia (10 janar, 18:15)
Suedia – Zvicra (10 janar, 20:30)


List of videos
Edicioni 2020/2021
Edicioni 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Trepça 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Prizreni 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Drenica 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Llapi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Zhegra 0 0 0 0 0 : 0 0 0
Ediconi 2020/2021
Ediconi 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Ferizaj 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Istogu 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Jusuf Gërvalla 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Shqiponja 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Samadrexha 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Vjosa 0 0 0 0 0 : 0 0 0
11 Drita 0 0 0 0 0 : 0 0 0

Facebook