• Shqip
  • English
  • German
  • French
Ministrja Dumoshi uron presidenti Saraçini për përfundim të suksesshëm të edicionit
Ministrja Dumoshi uron presidenti Saraçini për përfundim të suksesshëm të edicionit
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka uruar të hënën presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, me rastin e përfundimit të suksesshëm të edicionit 2019\2020 të garave.

Të kujtojmë që ministrja Dumoshi ka përcjellë nga afër ndeshjet finale të Kupës së Republikës së Kosovës, të zhvilluara të dielën. Për këtë FHK-ja e falënderon.

Ndeshjet me prezencën e tyre i kanë madhështuar edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, zv. drejtoresha Afërdita Fazlija dhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Hendbollit.

Mysafirët janë nderuar nga FHK-ja me ndarjen e kupave dhe medaljeve.

“I nderuar Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, z. Eugen Saraçini.

Pranoni përmes kësaj letre urimin në emër timin si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë të cilën drejtoj, drejtuar Federatës së Hendbollit dhe të gjithë fituesve e sportistëve, për përfundimin e suksesshëm të edicionit 2019\2020 të Kupës së Kosovës në hendboll. Uroj edhe njëkohësisht përgëzoj dhe falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës për organizimin e shkëlqyer të ndeshjeve, duke dëshmuar edhe njëherë që sporti në Kosovë çdo ditë e më tepër po përparon drejt sukseseve të reja.

Ju siguroj që do të keni mbështetjen time të vazhdueshme si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për avancimin e hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi, sipas mundësive dhe formave institucionale. Bashkërisht do të shumëfishojmë sukseset e të arriturat kombëtare e ndërkombëtare”, thuhet në letrën e ministres Vlora Dumoshi.
List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas 41 : 28 Kastrioti
13.06.2020 | 20:00
P1 BESA Famgas 19 : 10 Kastrioti
Prishtina 23 : 31 Trepça
13.06.2020 | 17:00
P1 Prishtina 12 : 15 Trepça
Kastrioti 26 : 33 BESA Famgas
16.06.2020 | 19:00
P1 Kastrioti 9 : 14 BESA Famgas
Trepça 22 : 33 Prishtina
17.06.2020 | 17:00
P1 Trepça 13 : 15 Prishtina
BESA Famgas 38 : 26 Prishtina
20.06.2020 | 18:00
P1 BESA Famgas 24 : 13 Prishtina
Prishtina 25 : 29 BESA Famgas
23.06.2020 | 19:30
P1 Prishtina 10 : 15 BESA Famgas
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Logo Ekipi L F B H +/- P