• Shqip
  • English
  • German
  • French
Kosova me fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë
Kosova me fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë

Fitorja e parë e Kombëtares sonë në kualifikimet e Botërorit. Pas barazimit me Italinë, kemi fituar bindshëm ndaj Gjeorgjisë, të dielen në Benevento të Italisë. Djemtë tanë kanë luajtur me zemër dhe kanë arritur te fitorja shumë e dëshiruar.
Gjatë qëndrimit në Itali, shumë lojtarë tanë janë prekur nga një grip. Për këtë arsye në dy ndeshjet e fundit na mungoi kapiteni Valon Dedaj. Por të dielen djemtë tanë ishin të vendosur për fitore dhe kanë dhënë maksimumin për ngjyrat e fanellës. Ndonëse ndeshja nisi keq për Kosovën, lojtarët e strategut Taip Ramadani nuk janë dorëzuar dhe shpejtë janë kthyer në lojë. Në mes të pjesës së parë kaluam në epërsi, që është rritur shumë në të dytën. Mbrojtja ishte e pakalueshme, ndërsa edhe në sulm ishim shumë efikas. "Muri" ynë mbrojtës i përbërë nga Bujar Ramosaj, Kastriot Jupa e Luigj Quni ishte i pakalueshëm për gjeorgjianët që një natë më parë e mposhtën Italinë. Kanë kontribuar shumē edhe lojtarët tjerë, ndërsa debutim të shkëlqyeshëm në ndeshje zyrtare kishte portieri Liridon Zena, që u dallua me shumë pritje. Në sulm Jupa, Egzon Gjuka, Deniz Terziqi kanë shfaqur formë të lartë por edhe Endrit Abdullahi, Drilon Tahirukaj, Drenit Tahirukaj, Oltion Beshiri, Albin Xhafolli, Lindrit Fetahu, Leonard Gegaj dhe gjithë të tjerët. Kështu Kosova e ka mbyllur me fitore turneun kualifikues në Itali dhe ka bërë hapin para të synuar.

KOSOVA - Gjeorgjia 30:21 (18:13)

KOSOVA: Jupa 8, Fetahu, Gërbeshi, Ahmeti, Dre. Tahirukaj 2, Terziqi 6, Beshiri 1, Abdullahi 4, Prekazi, Xhafolli 1, Quni, Dri. Tahirukaj 2, Ramosaj, Gegaj 1, Gjuka 5, Zena

List of videos
Edicioni 2020/2021
Edicioni 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Trepça 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Prizreni 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Drenica 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Llapi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Zhegra 0 0 0 0 0 : 0 0 0
Ediconi 2020/2021
Ediconi 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Ferizaj 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Istogu 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Jusuf Gërvalla 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Shqiponja 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Samadrexha 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Vjosa 0 0 0 0 0 : 0 0 0
11 Drita 0 0 0 0 0 : 0 0 0

Facebook