• Shqip
  • English
  • German
  • French
Ka nisur Kampionati Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim, sot në kryeqytetin tonë
Ka nisur Kampionati Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim, sot në kryeqytetin tonë


 Nga sot 16 shtetet të botës për disa ditë rresht do të sprovojnë forcat në rrugën për ta fituar këtë botëror, ngjarje kjo më e madhja që luhet këtë vit në Kosovë.

Në ceremoninë e hapjes së Botërorit të hendbollit, e që do të zhvillohet në dy qytetet, në Prishtinë dhe Gjakovë, kanë marrë pjesë edhe personalitet të larta të vendit tonë si dhe zyrtarë të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.

Ceremonia e hapjes ka nisur më një vallëzim modern për të vazhduar më pas më parakalimi i flamurëve të shteteve pjesëmarrëse, parakalimi i flamurit IHF-së, FHK-së dhe flamurit të kampionatit. Ndërsa presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini më një fjalë rasti përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

 

Hapjen e kësaj ngjarje të madhe sportive, e bëri kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. I pari i ekzekutivit tonë tha se është i nderuar që në vendin tonë po zhvillohet një ngjarje kaq e rëndësishme e sportit tonë. Ai tha se ky kampionat është rast i mirë që ne të tregojmë vlerat tona, sepse sipas tij, Kosova ka tradite të madhe në lojën e hendbollit.

“Unë shprehi kënaqësinë time dhe qytetarëve të Kosovës që po mbahet një kampionat i tillë, i pari në Kosovë më një pjesëmarrje të shumë vendeve miqësore. Përgëzoi federatën tonë të hendbollit për një punë shumë të madhe të përkushtuar që ka bërë dhe përkrah një federatë botërore. Ne kemi një përvojë dhe një tradite shumë të madhe në hendboll 60 vjeçare, lojtarë dhe lojtare të mrekullueshme, andaj është një shanse e rëndësishme që ne te prezantojmë këtu para të gjithëve vlerat jo vetëm të sportit kosovar, por edhe të sportit botëror”, ka thënë kryeministri Mustafa, i cili iu uroj suksese gjitha reprezentacioneve pjesëmarrëse.

Të pranishmeve iu drejtuan edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, pasi që garat e këtij kampionati do të luhen në Gjakovë dhe Prishtinë. E para e Gjakovës tha se për qytetin e saj është kënaqësi të jetë nikoqire e këtij evenimenti të madh të sportit tonë.

“Për Komunën e Gjakovës është kënaqësi e veçantë të jetë një nga dy komunat nikoqire të këtij kampionati tepër të rëndësishëm për Kosovën. Derisa Kosova po shkon sigurt drejt ndërkombëtarizmit të sportit kjo ngjarje shënon një standard të ri për ne, ndërsa për ne si komuna është kënaqësi të ju mirëpresim dhe dimë se do të japim arsye që të kthehen i prapë të na vizitoni”, tha Mimoza Kusari.

Ndërkohë, të pranishmeve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tha se pas kampionatit ballkanike në ping-pong, Botërori i hendbollit është një tjetër ngjarje e madhe sportiv që zhvillohet në vendin tonë. Sipas tij, Kampionati Botëror i Hendbollit për shtetet në zhvillim është ngjarja me e madhe sportive ndërkombëtare që zhvillohet në Republikën e Kosovës.

“Tashmë Prishtina dhe Republika e Kosovës kanë filluar të organizojnë disa evenimente të rëndësishme sportive ndërkombëtare. Pas kampionatit ballkanike të rinjve në ping-pong, tani vjen evenimenti më i madh sportiv ndërkombëtar që kemi organizuar ndonjë herë në Prishtinë, ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Dua të falënderoi Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit që ja kanë mundësuar Prishtinës dhe Gjakovës, Republikës së Kosovës të jenë nikoqir të kampionatit”, ka theksuar Ahmeti.

Kurse, përfaqësues i lartë i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Manfred Prause tha se ky kampionat do të jetë hap i rëndësishëm i promovimit më të madh të hendbollit në shkallë globale. Sipas tij, ky është një rast i mirë për reprezentacionet pjesëmarrës që të tregojnë vlerat e tyre.

“Kosova për shtate ditët e ardhshme do të jetë nikoqire e vendeve në zhvillim te turneut të garës më të madhe mes tyre. Kjo do të jetë hera e parë që kampionati i shteteve në zhvillim do të ketë 16 skuadra pjesëmarrëse dhe ne shpresojmë së kjo do të jetë një hap drejt promovimit më të madh të hendbollit në shkallë globale. Ky kampionat i ri është një rast i mirë për gjitha shtete në zhvillim që të tregojnë vlerat e tyre sportive dhe të garojnë më gjitha shtete”, ka pohuar Prauser.

Pas ceremonisë së hapjes zyrtare te Botërorit të hendbollit, ky eveniment vazhdojë me sfidën mes përfaqësues së Kosovës dhe Armenisë. /KosovaPress/

 
Per me shume rreth Kampionatit mund te informoheni ne vegezen qe gjendet tek faqja e  FHK-se ne internet pasi te klikoni lart ne balline, tek logoja e Kampionatit KOSOVA 2015.
List of videos
Sezoni 2018/2019
Besa Famgas 39 : 10 Vëllaznimi
11.05.2019 | 17:00
P1 Besa Famgas 19 : 4 Vëllaznimi
Kastrioti 28 : 21 Prishtina
11.05.2019 | 19:00
P1 Kastrioti 12 : 8 Prishtina
Vëllaznimi 12 : 37 Besa Famgas
15.05.2019 | 19:00
P1 Vëllaznimi 6 : 20 Besa Famgas
Prishtina 26 : 32 Kastrioti
15.05.2019 | 18:00
P1 Prishtina 14 : 17 Kastrioti
Besa Famgas 16 : 15 Kastrioti
22.05.2019 | 20:30
P1 Besa Famgas 6 : 5 Kastrioti
Kastrioti 25 : 26 Besa Famgas
25.05.2019 | 18:00
P1 Kastrioti 12 : 13 Besa Famgas
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 28 26 0 2 935 : 487 448 52
2 Kastrioti 28 24 1 3 1042 : 609 433 49
3 Prishtina 28 19 2 7 948 : 700 248 40
4 Vëllaznimi 28 9 4 15 705 : 873 -168 22
5 Vushtrria 28 9 5 14 721 : 898 -177 22
6 Drita 28 10 0 18 735 : 890 -155 19
7 Trepça 24 11 1 12 649 : 732 -83 23
8 Drenica 24 8 2 14 619 : 717 -98 18
9 Zhegra 24 7 1 16 712 : 874 -162 15
10 Samadrexha 24 1 0 23 612 : 898 -286 2
Sezoni 2018/2019
Istogu 35 : 26 Shqiponja
11.05.2019 | 19:00
P1 Istogu 16 : 10 Shqiponja
Vushtrria 26 : 19 Prishtina
11.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 12 : 11 Prishtina
Shqiponja 25 : 31 Istogu
15.05.2019 | 15:00
P1 Shqiponja 13 : 17 Istogu
Prishtina 22 : 24 Vushtrria
15.05.2019 | 16:00
P1 Prishtina 11 : 12 Vushtrria
Istogu 32 : 23 Vushtrria
22.05.2019 | 18:00
P1 Istogu 12 : 11 Vushtrria
Vushtrria 26 : 28 Istogu
25.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 13 : 12 Istogu
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 18 17 0 1 642 : 366 276 34
2 Vushtrria 18 15 1 2 642 : 378 264 31
3 Prishtina 18 12 3 3 574 : 407 167 27
4 Shqiponja 18 11 1 6 594 : 453 141 23
5 Kastrioti 18 10 1 7 450 : 387 63 20
6 Drita 18 7 0 11 476 : 570 -94 14
7 Samadrexha 18 7 0 11 416 : 531 -115 14
8 Jusuf Gervalla 18 4 1 13 385 : 540 -155 9
9 Vëllaznimi 18 3 1 14 356 : 628 -272 7
10 Vjosa 18 0 0 18 242 : 517 -275 0

Facebook